Maliqi: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin
Prishtinë, 29 gusht - Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do ta cenojë sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, ky asociacion nuk është ndonjë nivel i tretë i pushtetit apo ndonjë autonomi territoriale, por është një kompromis që i jepet komuniteti serb me disa favore shtesë.
Maliqi në këtë intervistë për Epokën e Re ka thënë se nuk ka rrezik real për bosnjëzimi e Kosovës, meqë një gjë të tillë nuk do ta lejojnë faktori vendor e ai ndërkombëtar. Ai ka thënë se reagimet e opozitës dhe shoqërisë civile janë të tepruara. Sipas Maliqit me krijimin e këtij Asociacioni Serbia më nuk do të ketë pushtet mbi Kosovën.