07 Maj 2024

Malazezët së shpejti kategori kushtetuese në Kosovë

Podgoricë, 6 mars - Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ka bërë të ditur se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ia ka dërguar një letër Ministrit Roçen në të cilën e njofton atë për aktivitetet e ndërmarra me synim të njohjes kushtetuese të komunitetit malazias në Kosovë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, Hoxhaj ka thënë se më 15 janar ka hyrë në fuqi ligji që është bazë për ndryshimet kushtetuese në Kosovë gjatë 2012, ku një prej qëllimeve është edhe futja e komunitetit malazias si kategori kushtetuese, raportojnë mediat e rajonit.

”Me këtë pozicioni dhe të drejtat e malazezve në Kosovë do të vendosen në baza të barabarta me bashkësitë e tjera në Kosovë, ka shkruar Hoxhaj.

Në letër thuhet se edhe me ligj mundësohet pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të komunitetit malazias në Këshillin Konsultativ për Komunitete, që përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, Zyrës së presidentit dhe agjencive relevante.

”Këshilli konsultativ do të përbëhet nga dy përfaqësues të romëve, egjiptianëve, ashkalinjve, goranëve, malazezve dhe kroatëve, prej të cilëve njëri mund të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës”, theksohet në letrën e Ministrit Hoxhaj dërguar Ministrit Roçen.

Mali i Zi e ka njohur Kosovën e pavarur, por shkëmbimi i ambasadorëve është kushtëzuar me atë që malazezët të pranohen si komunitet me Kushtetutën e Kosovës dhe të jenë të përfaqësuar në trupat e pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)