Makolli udhëheqës i përkohshëm i AKR-së
Prishtinë, 26 shkurt - Ibrahim Makolli është caktuar në cilësinë e ushtruesit të detyrës së liderit të AKR-së deri në mbajtjen e kongresit zgjedhor të kësaj partie.
Deputeti Makolli deri tani ka kryer postin e nënkryetarit të Aleancës për Kosovën e Re (AKR), ndërsa në këtë detyrë u emërua përkohësisht pasi që lideri i deritanishëm Behgjet Pacolli u zgjodh president i Kosovës.
Për zëvendësimin e Makollit kanë vendosur struktura të larta partiake, edhe pse për një post të tillë të liderit ishte përgatitur dhe favorizohej nga Pacolli, zëvendëskryetarja e deritanishme Mimoza Kusari.
Kjo e fundit deri tani nuk ka bërë me dije se a do ti hyjë garës për liderin e AKR-së, apo do të mbetet larg posteve drejtuese pas shkuarjes së Pacollit si president.
AKR në zgjedhjet e fundit në kuadër të një koalicioni me parti të vogla fitoi 8 deputetë në Parlamentin e Kosovës dhe është pjesë e Qeverisë.