Makolli takon Presidentin Nishani
Prishtinë, 31 gusht - Ne kuadër të takimeve me kreret e institucioneve te Kosovës, Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, sot ka zhvilluar takim politik me një delegacion nga Aleanca Kosova e Re.
Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, e ka njoftuar Presidentin Nishani për proceset politike aktuale në Kosovë.
Me ketë rast, Makolli ka folur edhe për rolin që Aleanca Kosova e Re e ka dhe vazhdon ta ketë, në këto procese.
Ibrahim Makolli, gjithashu e ka njoftuar Presidentin Nishani për punën dhe angazhimin Presidentit të AKR-së njëherit, Zëvendës Kryeminitrit të Parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka shprehur gadishmërinë e tij që të vazhdojë, tash edhe nga pozita e Presidentit, ta përkrah Republkën e Kosovës në të gjitha proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër Makolli i ka falendëruar edhe njëherë institucionet e Shipërisë për përkrahjen e vazhdueshme, dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset Integruese.