Makolli: Regjistrimi i diasporës nis në 2013
Prishtinë, 4 gusht - Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, ka paralajmëruar fillimin e procesit të regjistrimit të mërgatës kosovare në diasporë në fillimin e vitit 2013.
Makolli tha të premten se Ministria që ai drejton bashkë me organizma të tjerë janë duke bërë përgatitjet për sqarimin e asaj se sa mërgimtarë i ka Kosova.
Ne me Agjencinë Shtetërore për Regjistrim dhe Entin e Statistikave jemi aktualisht në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, infrastrukturës qoftë ajo ligjore, rregullave, qoftë teknike për të filluar ky proces, deklaroi Ministri i Diasporës.