20 Janar 2025

Makolli: Po angazhohemi për krijimin e urave ndërmjet diasporës dhe Kosovës

Prishtinë, 7 maj - Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

 
Duke shpalosur aktivitetet e ministrisë që ai udhëheq për periudhën gati njëvjeçare nga raportimi i tij i fundit në komision, ministri Makolli tha se hyrja në fuqi e Ligjit të diasporës dhe mërgatës, në qershor të vitit 2012, si dhe e akteve të tjera nënligjore, kanë bërë që Ministria e Diasporës të përqendrohet në prioritet e saj, duke hartuar dhe duke zbatuar politikat e veta në bashkëpunim me dikasteret e tjera të Qeverisë së Kosovës, në promovimin, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës.   

Ministri Makolli tha se ministria është angazhuar për krijimin e urave lidhëse ndërmjet pjesëtarëve të diasporës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të lidhjeve brenda vet diasporës, nëpërmjet krijimit të një varg rrjeteve në fusha të ndryshme.

Në vazhdim, ministri Makolli foli edhe për punën në krijimin e qendrave kulturore në ato vende ku ka përqendrim më të madh të diasporës e mërgatës shqiptare, ndërsa fokus i veçantë i fjalës së tij ishte krijimi i kushteve për mësim plotësues në gjuhën e vendit të origjinës.

Në këtë funksion, ai tha se ka vazhduar koordinimi i veprimeve me mësimdhënës dhe shoqata të prindërve, kontakti me autoritetet lokale dhe shkollore të vendeve mikpritëse, dërgimi i materialit shkollor, organizimi i kuizeve për nxënës, i ekskursioneve e i shkollave të ndryshme verore e dimërore.

“Gjatë vitit 2013 janë realizuar obligimet e dala nga konferenca kombëtare për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në mërgatë, e mbajtur në dhjetor 2012. Në këtë konferencë u formuan grupet punuese, të cilat ishin bartëse të realizimit të objektivave”, theksoi ministri Makolli.

Në vazhdim, kryetari i komisionit, Albin Kurti, shtroi një varg pyetjesh për ministrin e Diasporës. Kryetari Kurti kërkoi të dijë numrin e të regjistruarve të deritashëm në kuadër të regjistrimit të mërgatës, ndërsa shtroi çështjen e saktësisë së të dhënave që mund të futen në këtë regjistër nga persona të ndryshëm. Kurti u interesua edhe për angazhimet e ministrisë për stimulimin e bizneseve nga mërgata për investime në Kosovës, për krijimin e kushteve votim nga ana e mërgimtarëve, për ulëset për mërgatën në Kuvendin e Kosovës etj.

Lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve, ministri Makolli tha se mekanizmi do të shkojë duke u përsosur, duke eliminuar regjistrimet e pasakta, përderisa theksoi se ka edhe hezitime për regjistrim. Sa i përket votimit, ai tha se kjo është e përcaktuar me ligj, ndërsa mungesa e reformës zgjedhore ka pamundësuar krijimin e ulëseve për mërgatën në Kuvendin e Kosovës.

Në adresë të ministrit Makolli, pyetje shtruan edhe anëtarë të tjerë të komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)