Makolli: Përmendorja të mos preket
Prishtinë, 7 janar - Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se Serbia as që duhet të tentojë ta largojë përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, e cila është e vendosur në Preshevë.
Përmendorja nuk duhet të largohet. Besoj se Serbia nuk do të bëjë gabime sikurse në të kaluarën. Serbia duhet të largohen nga politikat konfrontuese, është shprehur Makolli për Epokën e Re.
Ai ka vlerësuar se çdo provokim i situatës në Luginë të Preshevës do të ishte në dëm të përpjekjeve për paqe në Ballkan.
Ndërkaq për sa i përket moslejimit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që ta vizitojë Kosovën, Makolli ka thënë se parimi i reciprocitetit për vizitat duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.