03 Maj 2024

Makolli: Për Kosovën integrimi në BE është interes strategjik

Munih, 19 mars - Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, mori pjesë në punimet e Forumit Pan Evropian, të mbajtur më 17 dhe 18 mars 2012 në Munih. Ky forum u organizua nga Unioni Panevropian Gjerman.


Ministri Makolli foli në temën: Kosova një vend evropian, perspektiva e Ballkanit, ku paraqiti një pasqyrë të gjendjes në Kosovë që nga shpërbërja e Jugosllavisë, pastaj marrëdhëniet me vendet e rajonit , situatën në veri pas përfundimit të luftës, dialogu teknik, perspektiven evropiane te Kosovës, rolin i Gjermanisë në krijimin e shtetit të Kosovës, si dhe përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.
“Momenti i duhur që BE-ja të ndërtojë unitetin rreth statusit të Kosovës është tani kur Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjet për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e menaxhimit të kontrolluar të kufirit. Këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë paraqesin një predispozitë të mirë që edhe pesë vendet tjera të përqafojnë qëndrimin e 22 vendeve të tjera anëtare, të njohin pavarësinë e Kosovës,” tha Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.


Ministri Makolli tha po ashtu se, “është e qartë që Qeveria dhe qytetarët e Kosovës çështjen e integrimin evropian e shohin si interes strategjik, që nënkupton ecjen në dy drejtim:  në rrumbullakimin demokratik të pavarësisë së mbikëqyrur  dhe, njëkohësisht, ecjen drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.  


Në Forumin Pan Evropian në Munih morën pjesë eurodeputetë, politikanë dhe historianë edhe nga vende të tjera të BE-së dhe Ballkanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)