16 Janar 2025

Majko: Historia po punon për shqiptarët

Prishtinë, 4 maj - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk i ka dhënë autonomi minoritetit serb në veri.

Ai ka thënë se është e tepërt të mendohet se me këtë marrëveshje po krijohen themelet e ndonjë ‘Republika Srspska’.

Majko ka thënë se atë që e ka fituar Kosova në këtë proces në Bruksel është e pakthyeshme, kurse atë që e ka fituar minoriteti serb është e përkohshme.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka deklaruar se ka kohë që ora e historisë po funksionon për shqiptarët.

“E ardhmja do të jetë mjaft interesante për shqiptarët. E rëndësishme është të jemi racionalë, gjakftohtë dhe në çastin e duhur t’i marrim vendimet që do të na i kërkojë koha”, është shprehur Majko

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko mendon se ka kohë që ora e historisë po funksionon për shqiptarët e jo për të tjerët.

Në këtë lojë shahu, siç e ka cilësuar procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Majko ka deklaruar se shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre të marrëdhënieve me serbët do të luajnë me figurat e bardha.

Ai ka mohuar se me marrëveshjen e arritur në Bruksel të jenë vendosur themelet e një ‘Republika Srspska’ në Kosovë.

“Mendoj se historia, sidomos në Ballkan, ka vërtetuar se është edhe matematikë. Mendoj se minoriteti serb në Kosovë nga pikëpamja matematikore nuk është i aftë të prodhojë një fenomen politik që mund të barazvlerësohet me Republikën Srspska në Bosnje e Hercegovinë.\"

\"Në gjithë Kosovën ka rreth 100 mijë serbë, ndërsa në veriun e Kosovës ka rreth 35 mijë banorë të kombësisë serbe”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se është e tepërt të mendohet se ky minoritet me këtë numër mund të krijojë probleme që mund ta bllokonin vendimmarrjen kombëtare për shtetin e Kosovës.

 Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka thënë se ajo që ka fituar Kosova në këtë proces është e pakthyeshme, kurse atë që ka fituar minoriteti serb në shtetin e Kosovës është vetëm një garanci e përkohshme. Ai ka nënvizuar se pikat e “tharta” të kësaj marrëveshje nuk janë të gabuara.

“Sigurisht se në këtë marrëdhënie nuk është pala serbe viktimë. Është krejtësisht e kundërta. Megjithatë, mendoj se reflektimi i palës shqiptare në këtë kompromis ka nxjerrë atë më shumë fituese sesa për të diskutuar faktin e disa pikave të cilat sigurisht se konsiderohen të ‘tharta’, por jo edhe të gabuar”, ka thënë Majko.

Sa i përket kërkesës së tij, për shtetësi të Kosovës, ai ka thënë se në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri dëshiron të kandidojë edhe si shtetas i Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)