18 Janar 2025

Majhen shpreh përkrahjen e Sllovenisë për Kosovën

Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, i cili i ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ.

Ministri Hoxhaj, pasi i ka uruar ambasadorit Majhen suksese në detyrën e tij, e ka njoftuar për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme me Slloveninë.

Në anën tjetër, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, shprehu përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë, të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Majhen po ashtu vlerësoi progresin në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Sllovenisë, veçanërisht në proceset integruese evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)