Majhen: Kosova është më e pazhvilluara në Evropë
Prishtinë, 23 dhjetor - Ambasadorin e Sllovenisë në Republikën e Kosovës, Miljan Majhen, sot në Kolegjin ISPE ka mbajtuar një ligjerat me titull Roli i Investimeve Sllovene në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës.
Ambasadori Majhen, tha se Kosova është njëra ndër vendet më të pazhvilluara në Evropë dhe se e tërë ekonomia e Kosovës është e varur nga diaspora si dhe nga donacionet që vijnë si ndihma ekonomike në Kosovë.
Në këto vitet e fundit Kosova ka bërë një progres dhe ekonomia e Kosovës është privatizuar më tepër sidomos kompanitë që kanë qenë pronë shoqërore dhe përparësia më e madhe e Kosovës është popullsia e re që ka ky vend, tha ai.
Sipas tij përparësi tjetër janë edhe burimet natyrore që ka Kosova, por për shkak të vjetërsisë së mjeteve këto burime natyrore nuk mund të përdoren kështu që ky vend ka shumë nevojë për investime të huaja.
Ai tha se parakushtet kryesore për investime nga të huajt në Kosovë janë stabiliteti politik dhe stabiliteti gjyqësor.