23 Janar 2025

Mafia politike zvarrit emërimet në borde

Prishtinë, 12 maj - Vonesat e stërzgjatura të funksionalizimit të Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që ka mbetur vetëm me një anëtar, por edhe vonesat e tjera në kompletimin e bordeve në të gjitha agjencitë qeveritare, të cilat duhet të zgjidhen nga Qeveria dhe Kuvendi, nga vlerësimet e njohësve të kësaj fushe dhe përfaqësuesve të opozitës janë veprime të qëllimshme të koalicionit të tashëm qeveritar në mes të PDK-së dhe LDK-së, që duan t\'i rehatojnë militantët partiakë.

Njohësit e kësaj fushe thonë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por edhe bordet e tjera, janë lënë qëllimshëm të paplotësuar e të pakompletuar.

Sipas analistëve, bizneset oligarkike dhe të kapura nga politika, përmes këtyre institucioneve të pavarura po synojnë që të krijojnë një ndikim të madh edhe në Kuvendin e Kosovës.

Se çfarë po ndodh me fatin dhe kompletimin e bordeve dhe përse nuk po funksionalizohet Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se akoma gjithçka është në proces, por ka një premtim se do të ketë zgjedhje më profesionale se në të kaluarën.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)