22 Janar 2025

Mafia ekonomiko-politike mban peng shtetin

Prishtinë, 12 nëntor - Pasojat e sundimit të dobët të ligjit, pasanikët e dyshimtë nuk i heton askush.

Prokurorët dhe i gjithë rrjeti i sistemit të drejtësisë në Kosovë kanë dështuar në kapjen dhe dënimin e mafisë ekonomike, e cila është e lidhur ngushtë me politikën, përmes së cilës e kontrollon tregun në Kosovë.

Kështu vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët i monitorojnë organet e drejtësisë dhe mbledhin statistika rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Se ka krim të organizuar ekonomikë po dëshmohet edhe nga vetë goja e politikanëve, të cilët janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Së fundmi ka qenë deklarata e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili i fajësoi mafiozët të mbështetur nga politikanët për vdekjen e një të riu, i cili dyshohet se vdiq nga mishi i pulës.

/Kosova Sot/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)