Madeleini Albright do të shpallet Qytetare Nderi e Mitrovicës
Mitrovicë, 22 nëntor - Këshilltarët e Kuvendit Komunal të enjten në seancën solemne miratuan në mënyrë unanime propozim vendimin për shpalljen e znj. Madeleine Albright Qytetare nderi e Komunës së Mitrovicës. Nga Këshilltarët Kuvendit Komunal u vlerësua lartë kontributi i saj dhënë popullit të Kosovës.
Kryetari i Komunës Avni Kastrati tha se ndjehem i priviligjuar dhe nuk do të rresht së foluri se znj. Albright në mandatin tim iu dha çmimi Qytetare Nderi e Komunës së Mitrovicës. Edhe pas mandatit të saj si sekretare e Shtetit Amerikan vazhdoi përkrahjen e shtetit të Kosovës në ndërtimin shtetësisë dhe promovimin e vlerave demokratike,duke u bërë mike e përjetshme e popullit shqiptar, tha ai.
Ai theksoi , Në momentet më të vështira të popullit shqiptar në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 ishte pranë popullit tonë dhe me veprimit e saja të guximshme ndali gjenocidin serb ndaj popullit të pafajshëm shqiptar tha ai.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës Miqtë e Amerikës, ka shprehur respektin për mikpritjen dhe mbështetjen e ofruar nga drejtuesit komunalë. Kemi dashur që Mitrovicës ti jepet primati sepse qyteti i Mitrovicës këtë nderim e meriton theksoi ai.
Po ashtu në këtë seancë u njoftua për aktivitetet dhe përgatitjet për vëllazirimin e qytetit të Mitrovicës me qytetin e Vlorës.