15 Janar 2025

LVV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash

Prishtinë, 22 korrik - Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për media shpalli sot fillimin e zgjedhjeve të brendshme, prej ku do të përcaktohen kandidatët për kryetarë komune nga rradhët tona dhe do të përpilohen listat e kandidatëve për Kuvendet Komunale.

Në këtë konferencë, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, dhe Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Përgjithsëm (KZP), Nol Nushi, shprehën gatishmërinë e VV-së për këtë proces të brendshëm, si dhe për zgjedhjet lokale që janë caktuar të mbahen me 22 tetor të këtij viti.

“Procesi zgjedhor do të jetë i hapur dhe demokratik. Procesi do të udhëhiqet nga komisionet komunale zgjedhore, pra nga qendrat e VETËVENDOSJE!-s nëpër komuna, dhe do të udhëhiqet bazuar në statutin e VETËVENDOSJE!-s dhe rregulloren tonë mbi zgjedhjet”, tha Ismajl Kurteshi i cili foli për rëndësinë e zgjedhjeve për organizatën tonë.

Ai tha se përgjatë këtyre zgjedhjeve synojmë gjithëpërfshirje dhe rritje të mëtejshme të organizatës.

Ndërkaq, kryetari i KZP-së, Nol Nushi, deklaroi se LVV hyn në këto zgjedhje lokale pas një fitore spektakulare në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku është dyfishuar vota,  si dhe ka ndodhur edhe një ardhje shumë e madhe e anëtareve të rinj, ardhje qe po vazhdon ende me intensitet të lartë.

“Ky proces i zgjedhjes së kandidatëve është tepër i veçantë dhe tepër më demokratik, sidomos nëse e krahasojmë më partitë e tjera në Kosovë”, theksoi Nushi, derisa paralajmëroi se që nga java e ardhshme qendrat e LVV-së mund të caktojnë ditën kur do të mbajnë zgjedhjet e brendshme për t’i votuar kandidatët për kryetarë komune.

Tashmë komisionet komunale zgjedhore nëpër qendra kanë filluar të formohen. Komisionet i shpallin zgjedhjet e brendshme në komunat përkatëse.

Nushi tha se sikurse e drejta e votimit, edhe e drejta e kandidimit është e garantuar për secilin aktivist, gjithnjë nëse kjo është në përputhje me statutin dhe duke u respektuar afatet dhe procedurat.

“Tashmë është koha që përvojën e qeverisjes së mirë të kryeqytetit ta sjellim edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Në këto zgjedhje lokale, Levizja do të jetë e prezantuar me kandidatura tepër serioze dhe synojmë që të fitojmë në shumicën e komunave  të Kosovës”, u shpreh Nushi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)