LVV proteston pas hyrjes së Driton Selmanajt në sallë, ndërpritet seanca
Prishtinë, 18 dhjetor - Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.
Deputetët e LVV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit.
Ata kanë bërtitur “Jashtë, jashtë”.
Lëvizjes Vetëvendosjes ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës nëse aty prezent do të jetë zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj.
Ky reagim i LVV-së vjen pasi që ata pretendojnë se Selmanaj e ka fyer deputeten Saranda Bogujevci dhe të gjitha familjet e të pagjeturve me deklaratat e tij në Kuvend dhe në studiot televizive.
LVV konsideron se nëse Selmanaj e ka një qëndrim të tillë në Kosovë për të pagjeturit, çfarë mund të pritet nëse ai e përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë.