15 Janar 2025

LVV prezanton prioritetet qeverisëse para zyrtarëve të Brukselit

Bruksel, 28 qershor - Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kryetari Visar Ymeri, kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kanë vazhduar sot takimet zyrtare në Bruksel.

Ata janë takuar me Victor Boshtinaru, nënkryetar i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, pastaj Sandra Kalniete, nënkryetare e Grupit EPP në Parlamentin Evropian dhe Eduard Kukan, eurodeputet, raportues për Shqipërinë dhe zëvendës raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

\"Në këto takime u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe themelimi i qeverisë së Republikës së Kosovës. Europarlamentarët u interesuan për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe uruan Vetëvendosjen për rezultatin në to\", thuhet në një kumtesë të LVV-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se, fokus i diskutimit ishin edhe prioritetet qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i përqendruar te prodhimi që krijon vende të reja të punës dhe politikat që i mbrojnë punëtorët, e zbusin pabarazinë dhe rrisin kohezionin shoqëror.

\"Veçanërisht u theksua nevoja që të krijohen mekanizmat që e funksionalizojnë gjyqësorin e sundimin e ligjit kundër krimit të organizuar e korrupsionit\", thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes merret vesh se janë zotuar për procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe kanë shprehur qëndrimin tashmë të njohur për bashkëpunimin rajonal, si dhe atë për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)