27 Dhjetor 2024

LVV kritikon ashpër raportimet për shfuqizim të fletarrestit për Radoiçiqin

Prishtinë, 1 mars - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar të hënën pas raportimeve të mediave lokale në Kosovë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të shfuqizuar fletarrestin për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Rodoiçiq.

“Kujtojmë se Milan Radoiçiqi, të cilit gjykata ia hoqi fletarrestin, për gjithë këto vite sfidon ligjin, por edhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës.''

''Me veprimtarinë e tij kriminale, sidomos në veri të vendit, ai ka qenë gjithnjë pengesë e jetës normale duke terrorizuar të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve pa dallim”, është thënë në reagimin e LVV-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Aty është përmendur edhe se Radoiçiq është një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Milan Radoiçiq ka qenë në arrati dhe autoritetet e Kosovës deri më tani ishin në kërkim të tij.

Në nëntor të vitit 2020 është ngritur aktakuza e tretë për këtë rast, mirëpo procesi gjyqësor është ende pa epilog.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore duhet t’ia sqarojnë publikut të Kosovës vendimin lidhur me këtë rast.

“Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës.

Sipas saj një vendim i tillë përbën rrezik e të panjohura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)