LVV është në pritje të nënshkrimeve për rrëzim të qeverisë
Prishtinë, 8 shtator - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e quan të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë.
Për këtë, sipas tyre, qeverisja e ardhshme nuk ndien asnjë obligim që t`iu qëndrojë prapa kompromiseve të kryeministrit Avdullah Hoti.
Artan Abrashi nga Vetëvendosje, tha se LVV është në pritje të nënshkrimeve për rrëzim të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ka arsyeje të mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë e paligjshme, mocioni është gati”, tha ai sot në emisionin IMAZH në RTK. Sipas tij me rrëzimin e qeverisë Hoti, do të jetë mirë për të gjithë. Abrashi ka ftuar PDK-në për bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Ai ka kritikuar Hotin për marrëveshjen në Uashington. “Për neve është e pa pranueshme, që Ujmani të jetë në marrëveshje, pikë tjetër është minishengeni, ky është një projekt për hegjemonizëm. Vet z.Hoti e ka quajtur Jugosllavi të re, ky projekt nuk është interes i joni”, tha ai.