11 Janar 2025

LVV dorëzon në Gjykatën Supreme ankesen ndaj vendimit të PZAP

Prishtinë, 29 tetor - Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën me qëllim lejimin e numërimit të të gjitha pakove me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë si dhe hedhjen poshtë të vendimit të PAZP-së.

"Presim që në afat sa më të shpejtë Gjykata Supreme të marrë vendim duke ia mundësuar realizimin e të drejtës për të zgjedhur dhe numërimin e fletëvotimeve të qytetarëve tanë me banim jashtë Kosovës."

"Rikujtojmë edhe njëherë se pakot me fletëvotime janë dërguar brenda afateve kohore nga bashkëatdhetarët dhe si të tilla ato duhet të numërohen dhe të bëhen pjesë e rezultatit final të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës", thekson Vetëvendosje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)