LVV diskuton ndikimin e moratoriumit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Prishtinë, 22 tetor - Lëvizja Vetëvendosje (LVV) organizon tryezën virtuale me temë 'Moratoriumi vs shtetësia e Kosovës' në të cilën do të diskutohet për ndikimin e moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Në panelin e parë do të diskutohet e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të sfiduara nga zotimi i Qeverisë së Kosovës për moratoriumim për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare në Washington.
Ndërsa në paneline e dyte diskutohet "një zotim i paprecendë: Si do ta ndikojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës moratorimi për mosaplikim dhe mosanëtarësim në organizata ndërkombëtare".