LVV dhe LDK pajtohen për të intensifikuar takimet për krijimin e qeverisë
Prishtinë, 18 tetor - Përmes një deklarate të përbashkët nga takimi i grupeve punuese Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) është bërë e ditur se të dy partitë janë dakorduar për intensifikimin e takimeve për të konkretizuar krijimin e qeverisë.
"Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje", thuhet në deklaraten e LDK-së dhe LVV-së.
Në takim sipas tyre u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.
"Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme", thuhet në fund të deklaratës.