22 Janar 2025

LVAN-i mblidhet, por s’mund të vendosë

Prishtinë, 9 shtator - Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur rrezikojnë të shkelin sërish Kushtetutën e Kosovës, nëse të enjten vendosin ta zgjedhin në mënyre të njëanshme kryetarin e Kuvendit.

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ia pamundëson LVAN-it zgjedhjen e kryeparlamentarit, të paktën derisa të kërkojë një sqarim shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Analistët e çështjeve kushtetuese konsiderojnë se blloku mund të zhvillojë debat, por jo edhe ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se nga aspekti juridik material koalicioni paszgjedhor është i autorizuar ta mbajë dhe zhvillojë seancën në bazë të Rregullores së punës të Kuvendit.

Ndërsa nga aspekti juridik formal nuk do ta ketë të drejtën sepse e ka përjashtuar këtë mundësi Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e fundit të saj.

“Sa është në harmoni me Kushtetutën është çështje shumë problematike. Pikëpamja ime është se më së paku ka të bëjë me Kushtetutën aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo është aktgjykim që obligon përderisa nuk modifikohet në procedurë të caktuar\".

\"Tanimë se çfarë do të mund të bënte koalicioni paszgjedhor, unë supozoj që do të zhvillojë debat dhe do të nxjerrë konkluzione”, ka thënë Smaka.

(Tribuna) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)