Lutfi Haziri zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së
Kysmet po. Do ta shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, të partisë së Rugovës, ka thënë Haziri për xlpress.tv.
Ai ka bërë të ditur se kandidatura e tij,është rrezultat i presionit të vazhdueshëm i anëtarësisë së gjerë të Anamoravës dhe rugovistëve të përbetuar anembanë Kosovës, që të nisë garën për kryetar të LDK-së.
Vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar që kryetari i LDK-së duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, Luta i futet garës për kryetar të LDK-së, duke e bërë kështu garën për timonin e LDK-së me epilog të paparashikuar.