Lushtaku nuk i kërkon falje Krasniqit për sharjet
Prishtinë, 1 dhjetor - Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku gjatë një intervistë për Express është shprehur se nuk ka ndërmend ti kërkojë falje askujt.
Njeriu që dëgjohet duke e sharë më së shumti kryeparlamentarin Krasniqi në këtë audio-incizime, pohon se nuk ka plan ti kerkoje falje per sharjet qe ai ka perdorur ne keto biseda.
Nuk e kam ne plan ti kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje, ka thënë Lushtaku të premten.
Gazeta është munduar që gjatë gjithë ditës ta kontaktojë edhe Adem Grabovcin, por diçka e tillë ishte e pamundur.