Lushtaku mban peng pozitën e kryetarit
Skenderaj, 4 gusht - Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që Komuna e Skenderajt qeveriset pa kryetarin e saj, Sami Lushtakun, i cili po përballet me drejtësinë, megjithatë kjo komunë nuk pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme derisa kreu i Kuvendit Komunal nuk ka vullnet për dorëheqje.
Ndonëse Lushtaku nuk e ushtron funksionin e kryetarit prej muajsh, ai vazhdon të marrë pagën e tij të plotë edhe duke mos qenë në vend të punës.
/Zëri/