02 Maj 2024

Lunacek: Zgjedhjet e kanë prishur imazhin e Kosovës

Strasburg, 20 janar - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi zhvilloi sot një takim të veçantë me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, me të cilën diskutoi një varg temash.

Fillimisht, Lunacek foli për procesin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, të 12 dhjetorit dhe zgjedhjet e përsëritura në disa komuna më 9 janar.

Ajo theksoi se e kishte përcjellë këtë proces, për të cilin i ka paraqitur qëndrimet e saj publikisht, por edhe në raportin e hartuar për këto zgjedhje.

Përveç të tjerash, ajo theksoi se këto zgjedhje paksa e kanë prishur imazhin e Kosovës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Edhe z.Krasniqi ka përsëritur në takim deklarimet e tij për këto zgjedhje dhe është pajtuar se për proceset e ardhshme Kosovës i duhet një reformë zgjedhore.

Në takim temë diskutimi ishte edhe raporti i z. Dick Marty. Lunacek theksoi nga ana e saj se ky ishte një raport i çuditshëm, i cili nuk do të duhej të ndodhte.

Gjithashtu, ajo shfaqi shpresën se ky raport nuk do të ndikojë në prishjen e imazhit të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Edhe në këtë takim, znj. Lunacek përsëriti se ky raport kërkon një hetim të mirëfilltë. Në rast se ka fakte dhe ato vërtetohen, ajo theksoi akterët duhet të përballen me drejtësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)