Lunaçek viziton Kosovën
Prishtinë, 9 nëntor - Nënkryetarja e Parlamentit Evropian e cila është edhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek sot viziton Kosovën.
Me këtë rast ajo do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politikë dhe të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës me temë \"Leksion mbi Kosovën dhe procesin e integrimit evropian\".