Lunacek vazhdon vizitën në Kosovë
Prishtinë, 21 janar - Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, po vazhdon edhe sot vizitën në Kosovë.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë Lunacek, pritet të takohet të takohet me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic.
Më pas ajo do të mbajë një konferencë në Qendrën Kulturore dhe Informative të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme, eurodeputetja Lunacek, zhvilloi takime me Thaçin e Ahmetin. Ajo ka kërkuar gjatë takimeve luftim të korrupsionit dhe pavarësim të gjyqësorit.
Lunacek ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ka afruar këto shtete me afër Bashkimit Evropian, duke përshëndetur dialogun mes tyre. Ajo është shprehur optimiste se në të ardhmen këto dy vende do të pajtohen.