Lunacek sot po viziton Kosovën
Prishtinë, 26 nëntor - Raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek do të qëndrojë të premten në Kosovë, ku do të takohet me ministrin në dorëheqje të integrimeve evropiane, Besim Beqaj.
Gjatë këtij takimi eurodeputetja Lunacek pritet që ti kërkojë ministrit Beqaj, përshpejtimin e përmbushjes së kritereve teknike, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin udhëzuesin për qarkullim të lirë pa viza.