Lunacek shpreh përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës, që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësinë bashkëkohore.
Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës në proceset euro integruese.
Kryeministri po ashtu veçoi rëndësinë që ka për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Europarlamentarja Ulrike Lunacek vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën.
Kryeministri Mustafa dhe europarlamentarja Lunacek biseduan edhe për proceset që lidhen me njohjen e Kosovës nga 5 vendet e mbetura të BE-së, përafrimin e Kosovës me ligjet dhe me standardet e BE-së, si dhe tema të tjera të rëndësishme.