19 Janar 2025

Lunacek rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pasur sot një bisedë telefonike me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar europarlamentaren austriake për përkrahjen e çmuar që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Hoxhaj e njoftoi eurodeputeten Lunacek me progresin në Kosovë, si dhe për hapat që po bën Kosova me qëllim të avancimit të rrugës së saj integruese evropiane.

Duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Hoxhaj theksoi rëndësinë që ka për Kosovën ky proces, duke qenë se është marrëdhënie kontrakuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe një instrument i rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës evropiane.

“Ky është hapi i parë i pakthyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ministri Hoxhaj.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, përgëzoi ministrin Hoxhaj për progresin në Kosovë, përfshirë edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Lunacek rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën në proceset integruese evropiane.

Hoxhaj dhe Lunacek kanë biseduar edhe për proceset tjera në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)