22 Janar 2025

Lunaçek: Marrëveshja për Asociacionin mund të ndryshojë

Prishtinë, 11 nëntor - Zëvendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek në një konferencë për media ka deklaruar se nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se marrëveshja mbi parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet.

“Nëse kjo e fundit vendos se jo gjithçka në këtë marrëveshje është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ajo duhet të ndryshojë. Nëse ky është vendimi i gjykatës, atëherë marrëveshja duhet të ndryshojë”, transmeton Koha.net pohimet e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek.

Lunaçek ka thënë se e ka parë si problematike specifikimin e marrëveshjes mbi parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit.

“Në pjesë të marrëveshjes e konsideroj problematike që në disa pozita mund të jenë vetëm serbët, në një vend që është multietnik besoj që një përcaktim i tillë nuk është i drejtë. Besoj që rinegociimi zë vend nëse Kushtetuesja vendos ashtu”, ka thënë Lunaçek.

Duke folur, ndërkaq, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve - pas vendimit të UNESCO-s që të mos e pranojë Kosovën si anëtare - Lunacek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

\"Marrëveshja e parë në Bruksel parasheh që vendet [nënshkruese] të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e pjesëmarrjes në nisma rajonale. UNESCO nuk është organizatë rajonale, por bëhet fjalë për raporte të mira fqinjësore, që është edhe thelbi i dialogut. Për këtë arsye edhe po zhvillohet ai dialog, për fqinjësi të mirë. Ajo çfarë Serbia ka bërë me rastin e aplikimit të Kosovës në UNESCO dhe reagimi i kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, pas votimit, nuk hyjnë në frymën e raporteve të mira fqinjësore“, ka thënë Lunacek. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)