Lunacek: Kosova duhet të marrë shpejt strategjinë e vizave
Bruksel, 28 shtator - Kosova duhet të marrë pa shtyrje strategjinë e vizave. Kështu tha për Radio Kosovën në një intervistë ekskluzive raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek.
"Kosova do ta marrë strategjinë e vizave dhe këtë e them me plotë siguri. Këtë ma ka konfirmuar personalisht komisioneri i Komisionit Evropian Pier Mirel. Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian për të ushtruar trysni që kjo të bëhet sa më parë", ka thënë Lunacek.
Ajo ka thënë se shpreson, por nuk mund të thotë me siguri të plotë, se strategjia e vizave do t''i jepet Kosovës këta muaj, por, gjithsesi para vitit të ri.
"E di që Kosova ka plotësuar shumë prej kushteve, por jo të gjitha. Nuk kam informacione për datën e saktë, por mund të përsëris se jam në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian, kurse sot pasdite për këtë çështje do të flas edhe me shefen e diplomacisë evropiane zonjën Ashton."