Lunaçek ftonë qytetarët për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat
Prishtinë, 16 mars - Iniciatori dhe koordinatori i nismes "Ta pastrojme Kosoven" Luan Hasanaj dhe Deputetja austriake e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ti bashkëngjiten aksionit një ditor për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat, i cili mbahet në muajin Maj.
Në një takim të mbajtur dje në Prishtinë, me qëllim të masivizimit të aksionit të 24 Majit nën moton « Ta pastrojmë Kosovën », aksion ky i përbashkët i dhjetëra OJQ-ve vendore dhe i koordinuar nga Ekipi Qendror, e në të cilin takim morën pjesë rreth 100 pjesëmarrës, qytetarët e Kosovës u ftuan njëzëri që të marrin pjesë në aksionin për grumbullimin e mbeturinave nëpër tërë territorin e vendit me qëllim të pastrimit të mjedisit dhe ruajtjen e tij nga ndotja e shkaktuar nga faktori njeri.
Eshte motiv shtesë për neve kur e shohim një përkrahje aq të madhe prej të gjithë juve, posaqerisht, Ministrive te mjedisit, arsimit, fsk-se, agjencionit të mbrojtjës së mjedisit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, medieve tha Luan Hasanaj fjalimin e tij gjatë takimit.
Ky takim në të njëjtën kohë shënoi edhe hapjen e fushatës 40 ditëshe për sensibilizimin e publikut vendor për aksionin Ta pastrojmë Kosovën, i pari i këtij lloji që nga çlirimi i Kosovës.
Ky projekt përpos të tjerash e ka edhe dimenzionin politik pasi qe mirembajtja e mjedisit edhe kriter per tu integruar ne BE dhe jam shum i sigurt qe te gjithe qytetaret e Kosoves me 24 Maj do te bashkohen ne aksionin tonë, tha më tutje zotëri Hasanaj.
Aksionit ndërkohë i ka dhënë mbështetje të fuqishme edhe anëtarja e Parlamentit Evropian (PE) Ulrike Lunaçek, përndryshe edhe raportuese e PE-së për Kosovën. Ajo përmes një video-porosie i ka ftuar qytetarët e Kosovës që aksionin e 24 Majit të marrin pjesë në mënyrë sa më masive.
lets do it Kosova, lets clean Kosova, jam e lumtur qe jam ambasadore e ketij projekti dhe inkurajoj inistitucionet e kosoves qe ta mbeshtesin, kyretaret e komunave, shoqeria civile te gjithe se bashku me 24 MAJ TA LIROJME KOSOVEN NGA MBETURINAT ta bejme kosoven te bukur dhe atraktive, u tha Lunaçek të pranishmëve përmes video-porosisë në takimin e djeshëm.
Në këtë takim morën pjesë edhe Ilir Mirena, Zëvendës-ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor; Usmen Baldzi, Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Shemsi Veseli; Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Dr Sci. Ilir Morina ; Ambasadori Norvegjez Jan Braathu dhe përfaqësues të tjerë vendor dhe ndërkombëtar.