22 Janar 2025

Lunaçek e përgëzoi Veselin për detyrën e re

Prishtinë, 9 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në një takim, nënkryetaren e  Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

Me këtë rast, zonja Lunaçek e përgëzoi Veseli për detyrën e re të kryetarit të organit më të lartë ligjvënës të Kosovës, duke theksuar nevojën e angazhimeve të shtuara legjislative.

Në fjalën e tij kryekuvendari Kadri Veseli, në fillim, ia uroi zonjës Lunaçek detyrën e re të nënkryetares së Parlamentit Evropian. “Ju e keni merituar këtë detyrë me punën dhe angazhimin tuaj të veçantë në përkrahjen e vendeve ballkanike, e në këtë kuadër edhe të Kosovës.  Qytetarët e Kosovës presin shumë nga institucionet e reja të vendit, prandaj kemi nevojë për punë të shtuar në sasi dhe cilësi”, theksoi z. Kadri Veseli.

Në vijim, Veseli theksoi se puna e tij si kryetar i Kuvendit do të jetë angazhim i vetëm i tij, gjithnjë i gatshëm të kontribuojë për të gjithë qytetarët, pa dallim partiak brenda dhe jashtë Parlamentit.

Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin për nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)