19 Janar 2025

Lunacek do të vizitojë sot Kosovën

Prishtinë, 27 mars - Anëtarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, do të vizitojë sot Kosovën, ku në kuadër të Javës së gruas do të diskutojë për rolin e grave kosovare në procesin e integrimeve evropiane.
 
Për të tretën herë në Kosovë, Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, ka organizuar Javën e Gruas në Kosovë në bashkëpunim me Grupin e Grave Deputete.

Kjo veprimtari e cila ka filluar me 24 mars dhe vazhdon deri më 28 të këtij muaji, synon përgatitjen e grave për të qenë pjese aktive në shoqërinë civile, në jetën politike dhe për t’u bërë udhëheqëse të së ardhmes.

Qëllimi i këtij organizimi është të bëjë bashkë më shumë se 100 gra që përfaqësojnë partitë politike, institucionet qeveritare lokale dhe qendrore, parlamentin, biznesin, OJQ-të, median dhe akademinë që të diskutojnë lidhur me fuqizimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare dhe që gruaja në Kosovë sot të jetë më aktive në çdo sferë të jetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)