07 Maj 2024

Lulzim Peci propozohet si ambasador i Kosovës në Serbi

Prishtinë, 23 janar - Pas konsultimeve me kryeministrin, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka propozuar Lulzim Pecin për postin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë.

”Për këtë propozim, Ministri Hoxhaj ka informuar sot edhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila pritet të merr vendimin për dekretimin e Ambasadorit Peci.\"

\"Emërimi i ambasadorëve të rinj dhe caktimi i ambasadorëve të deritashëm në misione në vende të ndryshme, janë lëvizje normale të ambasadorëve, në përputhje të plotë me aktet normative të Republikës së Kosovës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare diplomatike.\"

\"Këto lëvizje janë hapa të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve të politikës së jashtme të Kosovës, me qëllim të dinamizimit të diplomacisë kosovare dhe fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, deklaroi Artan Behrami, zëdhënës i MPJ-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)