Luhatje brenda Bllokut
Sipas tyre, këto akuza janë një sinjal për jetën e shkurtër që mund ta ketë LVAN-i edhe sikur të arrij të vijë në pushtet.
E gjitha kishte filluar nga një deklaratë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në një debat me qytetarë në Prishtinë, i kishte quajtur zyrtarët e LAN-it, hajna të Ligës së Dytë.
Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak anëtarit të kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri. Ky i fundit në kundërpërgjigje, liderin e Vetëvendosjes e ka quajtur hajn të pulave.
E replika në distancë në mes të Kurtit e Hazirit ka vazhduar deri në momentin kur Haziri kishte paralajmëruar prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen gjatë ditës së premte. Por dëshira e Hazirit që ta përjashtojnë Vetëvendosjen nga marrëveshja e Bllokut nuk mori mbështetjen e drejtuesve të LDK-së.
Pas kësaj ishte vet Haziri që mohoi prishjen e koalicionit.
Jo ne nuk do ta prishim koalicionin me Vetëvendosjen. Ne mezi e ndreqëm atë, ka thënë ai.
/Tribuna/