06 Maj 2024

Lugina kërkon reciprocitet me veriun e Kosovës

Prishtinë, 23 janar - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka pritur sot në selinë e partisë, një delegacion nga Lugina e Preshevës, të kryesuar nga kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, Galip Beqiri, e në të cilin ishte edhe Shaip Kamberi, kryetar i PVD për Bujanoc.
 
Mysafirët nga Lugina e kanë njoftuar kryetarin Daci, me gjendjen momentale në Luginë, e cila paraqitet mjaftë e tensionuar pas ngjarjeve të fundit atje, me çrast policia serbe ka hequr nga qendra e Preshevës lapidarin e UÇPMB-së.
 
Akademik Daci, i ka përgëzuar përfaqësuesit e Luginës për unitetit e spektrit politik shqiptar atje dhe për maturinë e demonstruar pas ngjarjeve të fundit atje. Po ashtu ai i ka këshilluar ata që mos të ndërmarrin hapa të ngutshëm, por ta shfrytëzojnë pozitivisht interesimin e shtuar të faktorit ndërkombëtar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës.
 
Pas takimit, kryetari Daci dhe Beqiri e Kamberi kanë dalur para gazetarëve dhe janë përgjigjur në pyetjet e tyre.
 
Duke iu drejtuar gazetarëve Beqiri tha se qëllimi i kësaj vizite ishte që akademikun tonë të nderuar ta njoftojmë me situatën e krijuar në Luginën e Preshevës tash pas heqjës në mënyrë vandale të përmendorës.

\"E njoftuam për hapat konkret që do t’i marrim tani subjekti politik dhe Grupi i Unitetit në Luginë të Preshevës. E njoftuam për prezencën e forcave të mëdha të policisë dhe xhandarmërisë serbe të cilat bëjnë lëvizje të njëpasnjëshme në të gjitha vendbanimet shqiptare, e njoftuam për gjendjen psikologjike të popullates, është mjaft e kërcënuar por, për fat të mirë nuk ka kaluar në dhunë dhe po mundohemi që këtë situatë ta tejkalojmë pa incidente.
 
Shaip Kamberi ka theksuar: “Ajo që është pozitive është reagimi i Prishtinës dhe i Tiranës zyrtare dhe mbështetja që po i ipet kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Natyrisht ne jemi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër dhe të jetë edhe më produktiv, sidomos në aspektin e kërkesës së subjekteve shqiptare për reciprocitet me të drejtat e serbëve të Kosovës sepse konsiderojmë se kjo është forma e vetme e stabilizimit tësituatës në Luginë.”
 
Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve rreth deklaratës së kryeministrait Thaçi se lapidari nuk është mbrojtur sa duhet, akademik Daci ka thënë: “Sigurisht kryeministri ka qenë i disponuar për shaka ngase serbet në veri i mbron KFOR-i, i mbron EULEX-si dhe i mbron xhandarmëria serbe, ndërsa shqiptarët në Luginë nuk i mbron askush përveç perendisë. Prandaj ekuivalenca nuk ekziston në këtë rrafsh.”
 
Ndërsa në pyetjen se si i vlerëson reagimet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, kryetari Daci ka thënë:

”Një diskrepancë nënçmuese për shqiptarët është reagimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe mostregimi i respektit të duhur për atë çka ngjan me shqiptarët në Luginë. Është e turpshme në selinë e OKB-së të ndëgjohen “Marshe” anti popujve tjerë dhe proserbë dhe reagimet në përgjithësi të faktorit ndërkombëtar janë shumë të buta dhe të paqarta për mbrojtjen e ndjenjave kombëtare të një komuniteti që është në Kosovën Lindore në krahasim që numerikisht është i njejt me serbët në Kosovë.

Kosova është në pozicion të vështirë të verifikimit të shtetësisë së saj, megjithatë ka reagime të pjekura dhe të matura në Kosovë edhe në qeveri edhe në opozitë.

Duhet përkrahur shumë fuqimisht atë qeveria shqiptare po mundohet për herë të parë në historinë e politikës shqiptare që ta bëj hapa konkret dhe mendoj se është një politikë vizionare në të cilën duhet të insistoj si korpus shqiptar në Ballkan pra edhe Kosova edhe Shqipëria.

Lugina ka nevojë për përkrahje politike dhe ekonomike. Nëse krejt bota do të ketë Fond për një komunitet në Kosovë, s’ka asgjë të keqe, le të zhvillohet ngase zhvillohet shteti i Kosovës, por nëse një komunitet në tri komuna që padrejtësisht i janë marr Kosovës kërkon një gjë të tillë atëherë pse mos t’i pranohet.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)