22 Janar 2025

Lugina ka nevojë për Kosovën e Shqipërinë

Prishtinë, 2 janar -  Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar se as në vitin që lamë pas Serbia nuk ka ndryshuar në raport me shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk kanë qenë më të diskriminuar as në kohën e Millosheviqit. Që të ndryshojë kjo gjendje, Halimi ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që, me qasje sistematike, t’i ndihmojë shqiptarët atje.

“Shqiptarët e Luginës kurrë në pozitë më të vështirë nuk kanë qenë. As në kohën e Millosheviqit nuk kanë qenë më keq”, ka deklaruar Halimi, duke shtuar se Serbia është duke manipuluar edhe me numrin e shqiptarëve që jetojnë në shtetin serb. “Zyrtarisht shqiptarët në Serbi paraqiten vetëm 5 800 banorë nga 62 mijë sa kanë qenë në regjistrimin e vitit 2002. Kjo do të jetë çështja kryesore në çfarëdo bisede që mund të bëhet.

Shqiptarët nuk i kanë ndërprerë bisedat siç po dëgjohet nga qendrat zyrtare në Serbi apo nga ndonjë lider politik i papërgjegjshëm”, është shprehur Halimi. Sipas tij, hapja e zyrave për Luginën në Prishtinë dhe Tiranë do të ndikonte sadopak në avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)