Lugina e Preshevës kërkon ministri në qeverinë e Kosovës
Prishtinë, 18 qershor - Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë që të ketë një ministri në Kosovë edhe për ta.
Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Jonuz Musliu do të bëjë kërkesë që mandatari për formimin e qeverisë së re të themelojë Ministrinë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ministria do të ishte reciprocitet, pasi Qeveria e Serbisë e ka ministrinë e saj që kujdeset për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë. Kështu do të duhej që edhe Qeveria e Kosovës ta ketë ministrinë për Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, ka thënë Musliu për Tribuna.
Sipas tij, kërkesa do të procedohet së shpejti në institucionet e Kosovës.
Ai ka theksuar se zyra duhet të vendoset në Bujanovc.
/Tribuna/