19 Maj 2024

Lugina e Preshevës: Duam bashkim me Kosovën

Preshevë, 21 janar - Ashtu siç ishte paralajmëruar sot në sheshin e dëshmorëve në Preshevë u zhvillua protesta popullore nën organizimin e Unitetit të Liderëve të Luginës ku janë tubuar mbi 10 mijë qytetarë të Kosovës Lindore për të protestuar kundër heqjes së përmendores së UCPMB-së nga xhandarmeria serbe.

Masa e tubuar në sheshin e dëshmorëve në duar mbajnë flamujt shqiptarë dhe amerikan si dhe parulla të cilat kundërshtojnë politikën diskriminuese dhe terrorin serb viteve të fundit në Luginën e Preshevës.

Tubimi nisi me himnin kombëtar dhe këngët dedikuar dëshmorëve të rënë në luftën e fundit kundër regjimit serbë.

Ndër parullat që protestuesit po brohorisin apo që mbajnë në duar pankarta me mbishkrime:  “Stop albanofobisë serbe”, “Stop dhunës dhe kërcënimeve”, “Mos ma prek gjakun e dëshmorëve”, “Rroftë, UCPMB-ja është e jona!”, “Jemi në tokat tona”, “Duam reciprocitet”,  “Duam  bashkim me Kosovën” etj..

Protesta në fjalë u shty për disa minuta për shkak të ndërprerjes së rrymës në Komunën e Preshevës, ndërprerje ky i cili vjen nga autoritetet serbe, kurse dhe organizatorët  e protestës po përpiqen që në mënyrë të improvizuar me gjeneratorë të rregullojnë zërin e mikrofonave dhe të vazhdohet me protestën kundër politikës diskriminuese dhe kundër pranisë së xhandarmerisë dhe forcave serb në Luginën e Preshevës

Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së dhe ish-drejtues politik i UCPMB-së agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” i ka deklaruar se “këtu në sheshin e dëshmorëve jemi tubuar për t’i treguar Serbisë dhe botës së ne jemi në tokat tona dhe se jemi autokton këtu shumë më herët se sa serbët. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të ndal arrogancën dhe politikën diskriminuese të regjimit serbë dhe se nuk ka të drejtë të terrorizojë dëshmorët tanë për së dyti..”

Ngjashëm kanë pohuar edhe Dr.Skender Destani, kryetar i BDL-së dhe nënkryetar i komunës së Preshevës. Sipas z.Destani “pas protestës do t’i dërgojmë kërkesat tona pos misioneve perëndimore në Beograd edhe atyre ndërkombëtare në Bruksel, Gjenevë e Uashington për ndërhyrje ndërkombëtare, si masë preventive para përshkallëzimit të situatës ashtu kështu të tensionuar”.

Kurse Orhan Rexhepi kryetar i LKSH-së dhe ish-komandant i UCPMB-së ka pohuar se “Serbia me provokimet e tilla po kërkon destabilitet dhe luftë edhe pse ato gjithnjë i ka humbur.

Heqja e lapidarit të UCPMB-së nga ana e Serbisë po dëshmon qartë se Beogradi nuk na do si qytetarë të dytë as fare, që neve s’na mbetet tjetër veç t’i bashkohemi shteti tonë amë Kosovës!”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)