04 Maj 2024

Lugina e preshevës do të jetë në fokusin e shtuar të Shqipërisë

Prishtinë, 31 gusht - Delegacioni i përfaqësuesve institucional dhe politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i kryesuar nga Galip Beqiri, kryetar i KKSH, është takuar, sopt, në Prishtinë, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në kuadër të takimeve të itn si pjesë e adjendës gjatë vizitës që po bën në Kosovë.

Delegacioni në përbërje të të cilit, veç kryetarit Beqiri, ishin edhe Riza Halimi, deputet popullor, Jonuz Musliu nga LPD, Rahmi Zulfiu nga UDSH, Shaip Kamberi nga PVD, Belgzim Kamberi nga KDNJ dhe Izet Qazimi vëllau i kom.

LLeshit, njëri ndër 8 të arrestuarit në  aksionin e katër majit të xhandarmerisë serbe, kanë njoftuar presidentin Nishani për rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, me ç,rast kanë shprehur brengosjen  për situatën e rëndë të shqiptarëve të këtij rajoni.

Delegaciuoni nga Lugina e Preshevës, ka falënderuar  shtetin shqipëtar dhe institucionet e tij për ndihmën që po i jep shqiptarëve të këtij rajoni, veçmas në sferën e arsimit, por, njëkohësisht ka potencuar nevojën që kjo ndihme të jetë edhe më intensive dhe të shtrihet edhe në sferat e tjera të jetës.

Me këtë rast është kërkuar që Shqipëria, në suazat e bashkëpunimeve rajonale, të jetë më këmbëngulëse për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Presidenti Nishani nga ana e vet, ka siguruar përfaqësuesit nga Lugina për angazhimin e mëtejshëm, i cili do të jetë edhe më dinamik të shtetit shqiptar për të ndihmuar në përmirësimin e kushetev të jetës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Delegacionit nga Lugina, përkundër faktit se kishin marrë ftesë më shkrim nga ana e KKSh-së, nuk iu përgjigjën kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe a i Bujanocit Nagip Arifi, dhe në këtë mënyrë ata bojkotuan takimin me presidentin shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)