23 Dhjetor 2024

Lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike

Prishtinë, 13 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës ka deklaruar se lufta kundër krimit të organizuar është e pakompromis dhe e panegociueshme.

Presidentja Osmani ka thënë së të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre.

Prandaj sipas saj aksioni i sotëm i policisë dhe doganës së Kosovës, i autorizuar nga institucionet e drejtësisë, nuk mund të quhet "aksion në veri", sepse ai ishte aksion në pjesë të ndryshme të Kosovës, ndaj personave të etnive të ndryshme, e këta persona të përbashkëtën e kishin kontrabandën dhe krimin e organizuar.

"Ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik. Disa shqiptarë në jug e disa serbë në veri e persona të etnive të tjera, shpeshherë të ndihmuar nga politikanë të caktuar, ka vite që kanë organizuar këtë krim. Por, ato ditë kanë perënduar", ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani shton se lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike, por siglën e përkatësisë në grupe kriminale.

"Kushdo që tenton ta paraqesë ndryshe, është ndihmëtar ndaj grupeve kriminale, të cilat BE-ja ka dy dekada që po kërkon t’i luftojmë."

"Tani që kjo luftë ndaj krimit është e vertetë, e pakompromis, dhe e panegociueshme, presim që BE të qëndrojë besnike ndaj vlerave të sundimit të ligjit të cilat vetë i përfaqëson", është shprehur në fund Presidentja Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)