18 Janar 2025

Lufta kundër korrupsionit, Kosova nuk bind BE-në

Prishtinë, 14 tetor - Miratimi i strategjisë kundër korrupsionit dhe ndjekja e gjashtë rasteve të ndryshme brenda një viti nuk e kanë bindur Bashkimin Evropian se autoritetet kosovare po luftojnë korrupsionin.

Në Raportin e progresit të Komisionit Evropian që pritet të publikohet javën e ardhshme, BE-ja vlerëson miratimin e ligjeve të kërkuara nga raporti i studimit të fizibilitetit që u publikua vitin e kaluar, por kërkon që institucionet dhe mekanizmat e ndryshme në luftën kundër korrupsionit të kenë koordinimin më të mirë, shkruan “Tribuna”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka zgjedhur të mos komentojë gjetjet e raportit, për sa kohë ai nuk është bërë publik. Megjithatë sipas tij, punët që kërkohen nga ai edhe si ministër i drejtësisë janë kryer.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)