Logoja e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 10 shkurt - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në rrjetin social Facebook ka prezantuar logon e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës: Duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë... 15.02.2008.
Më 17 shkurt do ta festojmë përvjetorin e gjashtë të Deklaratës së Pavarësisë. Kemi arritur shume në këto gjashtë vite, kemi rrumbullakuar dhe konsoliduar pavarësinë dhe sovranitetin. Kjo është logoja zyrtare e kremtimit të Ditës së Pavarësisë. Bëjeni share dhe ndajeni edhe ju me miqtë tuaj ngjyrat e pavarësisë sonë gjatë kësaj jave, ka shkruar kryeministrit Thaçi në Facebook.