05 Maj 2024

Lobimi në 5 vendet e BE u lihet ndërkombëtarëve

Prishtinë, 1 gusht - Republika e Kosovës në fillim të shtatorit do t`u raportojë 91 shteteve që e kanë njohur pavarësinë per arritjet gjatë fazës së mbikëqyrjes dhe planifikimet për periudhën pas pavarësisë së plotë.

Shpjegime do të ketë edhe në letrat drejtuar shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë, por në to do te kërkohet që ta njohin deklarimin e 17 shkurtit të vitit 2008.

Strategjia, një draft të së cilës e ka siguruar gazeta nga burimet diplomatike, parasheh veprime shtesë në drejtim të bindjes së pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë.

Në Spanjë, Sllovaki, Rumani, Qipro dhe Greqi, Republika e Kosovës planifikon që të nisë një delegacion të gjerë ndërkombëtarësh, të cilët do të takohen me autoritetet e shteteve përkatëse, për t`u shpjeguar nevojën për të marrë vendimin që ta njohin pavarësinë.

Delegacionit që pritet të përbëhet nga zyrtarë të lartë të tri shteteve liderë të BE-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.

Atyre pritet t`u prijë një personalitet me eksperiencë në politikën e jashtme evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)