Lladrovci nuk rikandidon, Halilaj prinë bindshëm në Drenas
Drenas, 17 prill - Pas përfundimit të takimeve informuese me nëndegët, Partia Demokratike e Kosovës, nga sot fillon Kuvendet zgjedhore.
Burime të aferta të Magazina.al, kanë bërë të ditur se kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk do të rikandidojë për një mandat të ri për ta udhëhequr PDK-në në Drenas.
Kandidat që do të garojnë për këtë pozitë, pritet të jenë Naim Bazaj, Sejdi Hoxha dhe Labinot Halilaj.
Në bazë të informacioneve që Magazina.al ka arritur të marrë nga strukturat e degës së Drenasit, Halilaj i cili është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal, gëzon përkrahjen më të madhe për ta udhëhequr PDK-në në Drenas,
Konventa qendrore e PDK-së pritet të mbahet në fund të muajit maj, kur edhe do të zgjedhen organet e nivelit qendror.