Lladrovci e Xhemajlaj në balotazh
Prishtinë, 4 dhjetor - Organizatat joqeveritare Demokracia në Veprim dhe Koalicioni për Integritet Zgjedhor thonë se në Drenas do të ketë balotazh.
Demokracia në Veprim përmes një postimi në Facebook thotë se nga 90 për qind të votave të numëruara, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë 45 për qind të votave.
Pas tij renditet kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajlaj me 27 për qind të votave.
Xhavit Drenori ka marrë 12 për qind të votave, Bedri Nikaj 5 %, Elmi Thaçi 9 për qind dhe Vehbi Berisha 2 për qind.
Të përafërta janë edhe rezultatet që janë dhënë nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor, të cilat thonë se janë të bazuara në 80 për qind të votave të numëruara.
Sipas tyre, Ramiz Lladrovcin (PDK) ka fituar 46.57 për qind të votave, Isa Xhemajlaj (NISMA) 26.20 për qind të votave.